Shkon në 28 numri i viktimave nga shpërthimi në një xhami në Pakistan, 150 të plagosur

schedule12:07 - 30 Janar, 2023

schedule 12:07 - 30 Janar, 2023

Ka shkuar në 28 numri i të vdekur dhe në 150 numri i të plagosurve nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një xhami në qytetin Peshaëar në veriperëndim të Pakistanit.

Shumë nga të plagosurit ishin oficerë policie që kishin vizituar xhaminë për t’u falur, tha një burim spitalor.

Sipas policisë së qytetit, kanë nisur hetimet lidhur me shpërthimin, i cili ka ndodhur gjatë namazit të pasdites në një zonë të sigurisë së lartë.

Sipas policisë, numri i viktimave do të rritet ndjeshëm pasi ka persona të bllokuar në rrënojat e godinës së shembur.

Xhamia ndodhet pranë një kompleksi policor dhe rreth 260 persona ishin brenda kur ndodhi shpërthimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!