Numri i rasteve të variantit të koronavirusit Omicron është rritur me shpejtësi duke shkuar pothuajse 25,000. Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara që janë infektuar me të deri më tani është shtatë, sipas autoriteteve shëndetësore britanike.
Numri i konfirmuar i rasteve të variantit Omicron ishte 24.968 dje në orën 21:00 me orën lokale, 10.000 raste më shumë se 24 orë më parë, njoftoi sot Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar.
Nisur nga kjo situatë, kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, deklaroi sot një “ incident të madh” për të ndihmuar spitalet e kryeqytetit britanik të menaxhojnë shtimin e rasteve të shkaktuara nga përhapja e shpejtë Omicron.
Kahn e ndërmori këtë hap, i cili mundëson një koordinim më të ngushtë midis shërbimeve të ndryshme publike pas njoftimit dje për rritjen më të madhe të rasteve të reja brenda 24 orëve nga pandemia.