Shkon në 224 numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë

schedule18:32 - 14 Nëntor, 2024

schedule 18:32 - 14 Nëntor, 2024

Numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë ka shkuar në 224, ndërsa 16 persona janë ende të zhdukur, sipas qeverisë spanjolle.

Siç shtohet, 216 persona kanë vdekur në Valencia, shtatë në Castilla La Mancha dhe një në Andaluzi.

Qeveria thekson se të gjitha viktimat janë bërë autopsi dhe se 197 trupa u janë dorëzuar familjeve të tyre.

Më shumë se 100 nga 216 vdekjet e regjistruara deri më tani në Valencia ishin mbi 70 vjeç dhe nëntë ishin të mitur, sipas bilancit zyrtar të Qendrës së Integrimit të të Dhënave të bërë publike nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Valencia.

Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, 131 ishin burra dhe 85 ishin gra, 190 ishin me kombësi spanjolle dhe 26 të tjerë vinin nga 11 vende të tjera.

Nga 26 të huajt që humbën jetën, shumica janë nga Rumania (9), por ka edhe viktima nga Maroku (4), Kina (4), Mbretëria e Bashkuar (2), Ekuadori (1), Venezuela (1). , Ukraina (1), Holanda (1), Tunizia (1), Kolumbia (1) dhe Paraguaj (1).

Stuhia në Spanjë filloi në fund të tetorit, e ndjekur nga përmbytjet e mëdha, të cilat goditën më së shumti rajonin e Valencias./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!