Rëndohet bilanci, shkon në dy numri i shqiptarëve që humbën jetën nga tërmeti në Izmir

schedule19:28 - 31 Tetor, 2020

schedule 19:28 - 31 Tetor, 2020

Rëndohet bilanci i viktimave me origjinë shqiptare në Turqi si pasojë e tërmetit tragjik që u regjistrua mesditën e djeshme. Ambasada e Kosovës në Ankara njofton se ka ndërruar jetë edhe një tjetër anëtar i familjes Doğrayan në Izmir.

Fillimisht ndërroi jetë 62-vjeçarja Nazmiye Doğrayan, ndërsa djali i saj është në gjendje kome. Por zyrtarisht ende nuk dihet nëse personi i dytë që ndërroi jetë është djali i 62 vjeçares, që u konfirmua më herët si viktimë e parë.

Lexo edhe: Viktima e parë shqiptare në Izmir, djali i saj rëndë në spital

Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS.

Ne i shprehim ngushllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve” shkruan ambasada e Kosovës në Ankara.

Lexo edhe: 24 orë nën rrënoja, rrëfimi për Abcnews.al: Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj

Nazmiye Doğrayan 62-vjeç është viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik që goditi dje Izmirin, ndërsa djali i saj Maliku Tahirler 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Lexo edhe: Gazetari flet për Abcnews.al: Nëna shqiptare vdiq, djali futbollist në koma

Familja me origjinë nga Kosova kishte emigruar nga Prishtina në Izmir që prej vitit 1956. Nënë e bir u gjetën të përqafuar nën rrënoja. Gazetari Sokol Brahaj i tha Abcnews.al se nënën dhe djalin i zunë rrënojat poshtë në apartamentin ku banonin në Izmir, ndërsa vetëm 28-vjeçari arriti që të shpëtonte./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!