Shkon në 11 numri i viktimave pas shpërthimit në një minierë në Rusi

schedule15:44 - 25 Nëntor, 2021

schedule 15:44 - 25 Nëntor, 2021

Ka shkuar në 11 numri i personave që kanë humbur jetën ndërkohë që 40 kanë mbetur të plagosur, pas shpërthimit të zjarrit në një minierë qymyri  në rajonin Kuzbass të Rusisë. Gjithsej, 285 persona ndodheshin në minierë në momentin e aksidentit dhe më shumë se 200 janë evakuuar.

Rajoni Kuzbass është në Siberi, rreth 3000 km në lindje të Moskës. Zona është e njohur për rezervat e saj të mëdha të qymyrit. Sipas guvernatorit rajonal Sergej Tsivilyov, 49 minatorë janë dërguar në spitale, ndërsa 4 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!