Ministria e Arsimit: Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet nisin vitin e ri shkollor më 13 shtator

schedule15:20 - 25 Maj, 2021

schedule 15:20 - 25 Maj, 2021

Data 13 shtator do të shënojë hapjen e vitit të ri shkollor për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet. Lajmi është dhënë nga Ministria e Arsimit, ku publikoi sot strukturën e vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar.

Ndër të tjera bëhet me dije po ashtu se viti i ri shkollor do të përfundojë më 8 qershor 2022. Për sa u përket provimeve për arsimin bazë do të zhvillohen në periudhën 9-30 qershor. Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor. Edhe në arsimin profesional, shkolla fillon po më 13 shtator. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!