Shkoi për të peshkuar, burri gjendet pas dy ditësh në gojën e krokodilit

schedule08:58 - 3 Maj, 2023

schedule 08:58 - 3 Maj, 2023

Mbetjet e trupit të një burri australian, i cili u zhduk duke peshkuar me miqtë, janë gjetur nga autoritetet brenda një krokodili.Kevin Darmody u pa për herë të fundit në Kennedy’s Bend, një habitat i njohur për krokodilët në një pjesë të largët të Queenslandit verior.

Pas një kërkimi dyditor në zonë, policia asgjësoi dy krokodilë të mëdhenj në barkun e të cilëve gjeti pjesë të trupit të njeriut. Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe një anëtar i njohur i komunitetit në Cape York.

Mbetjet njerëzore u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!