Në festivalin ‘Sunny Hill’ që po mbahet që disa ditë në parkun e Gërmisë, ku të rinjtë nga Kosova e diaspora po shijojnë performancat, dikush e ka pësuar.
Bëhet fjalë për një rast të vjedhjes, që e denoncoi një mërgimtare në Polici. Sinjali mëson se një vajzë 29-vjeçare njoftoi Policinë se dikush ia vodhi pasaportën, telefonin e qindra euro derisa po merrte pjesë në këtë festival.
Ajo ka deklaruar se nuk ka dyshime te askush pasi ka qenë në mes të turmës dhe është vështirë për t’u identifikuar dikush.
Si rezultat i denoncimit, pas marrjes në pyetje të viktimës, Prokurori i Shtetit ka cilësuar rastin si “vjedhje” dhe kanë nisur hetimet.