Një person i pajetë është gjetur paraditen e sotme në fshatin Lukovë të Sarandës, raporton gazetarja e ABC, Silvi Sulaj.
Viktima është identifikuar si Dhiogjen Boçi, 72 vjeç, i cili raportohet se kishte dalë për të mbledhur bimë mjekësore në mal.
Shkak i vdekjes dyshohet se është bërë rrëzimi aksidental nga një shkëmb në mal, ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza e trupit të viktimës për të zbuluar më tej mbi rrethanat e vdekjes.
Ambulanca ka bërë transportimin e trupit të viktimës për në morgun e Sarandës. d.b/Abcnews.al