Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkoi për të bërë analizat, 26-vjeçari me Covid i iku nga vëmendja të atit dhe u hodh nga kati i tretë

schedule18:28 - 14 Mars, 2021

schedule 18:28 - 14 Mars, 2021

Një 26-vjeçar u vetëhodh pasditen e sotme nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. I riu me inicialet H.P ishte i prekur me koronavirus.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja 26-vjeçari po kurohej në shtëpi, ndërsa kishte shkuar me të atin për të bërë analiza në laboratorin e spitalit, i cili ndodhet në katin e tretë.

Për një moment ai i ka ikur të atit nga vëmendja dhe është hedhur. Mësohet se gjendja e tij është kritike.

Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!