Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shkoi për punë dhe gjeti dashurinë e jetës në SHBA, historia e gazetares Eva Dori

schedule12:28 - 9 Mars, 2026

schedule 12:28 - 9 Mars, 2026

Pas 30 vitesh në ekran dhe mikrofon pranë publikut shqiptar, gazetarja Eva Dori e ndryshoi rrënjësisht jetën kur në moshën 40-vjeçare u nis drejt SHBA-së për një projekt pune mbi emigrantët. U nis për një eksperiencë profesionale, por atje gjeti dashurinë dhe vendosi të ndërtojë jetën e saj në Amerikë, duke u martuar vetëm pak ditë pasi u njoh me bashkëshortin shqiptar.

Prej 13 vitesh jeton mes dy botëve, me “valixhen gjithmonë gati” për t’u kthyer në Shqipëri. Në SHBA ka punuar në profesione që nuk i kishte menduar më parë, si asistente dentare dhe menaxhere në home care, e së fundmi dhe mësuese, ndërsa në fundjavë rikthehet te pasioni i saj i vjetër gazetaria dhe aktivitetet për komunitetin shqiptar.

Ajo thotë se zëri i rreth 30 mijë shqiptarëve në zonën ku jeton përfaqësohet edhe përmes saj, duke pasqyruar aktivitetet dhe jetën e komunitetit. Projekti “Albania Dream” dhe eventet kulturore me veshje tradicionale shqiptare në Nju Jork dhe Filadelfia synojnë të ruajnë identitetin kombëtar, veçanërisht te fëmijët e emigrantëve.



Megjithatë, pas tetë vitesh larg medias, Eva Dori pranon se i mungon studioja dhe është gati për një format të ri televiziv: “Dikur bëja gazetari pa e kuptuar sa shumë e doja, sot e bëj me edhe më shumë dashuri.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!