Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një person që dyshohet se gëlltiti një karikues telefoni, iu nënshtrua një operacioni për heqjen e pajisjes nga trupi. Ngjarja ka ndodhur në Guwahati, dhe sipas mjekëve, 30-vjeçari iu nënshtrua operacionit pasi ishte paraqitur në spital me dhimbje stomaku.
Lidhur me këtë rast 30 vjeçari kreu dy terapi për lehtësimin e dhimbjes së stomakut, para se mjekët të kryejnë operacionin për heqjen e karikuesin nga trupi i tij.
Një mjek, i cili pranoi se nuk kishte parë kurrë një situatë të tillë gjatë karrierës së tij, tha: “Ne i dhamë qetësues për dy ditë pasi nuk donim të bënim menjëherë operacionin.” /abcnews.al