Shkoi në mbrëmjen e minimaturës me 300 motoristë, 15-vjeçarja zbulon arsyen prekëse

schedule14:48 - 10 Shtator, 2021

schedule 14:48 - 10 Shtator, 2021

Një vajzë, e cila kishte tentuar më herët vetëvrasjen, pasi ishte bullizuar sistematikisht nga shokët e shkollës, shkoi në mbrëmjen e minimaturës me 300 motoristë. Ajo ka dashur që përmes kësaj zgjedhje, t’i tregojë atyre se nuk mund ta lëndojnë më.

Felicity Warburton, e cila vuan nga sindroma “Asberger” e ndjente veten të pavlerë për shkak të komenteve ofenduese nga shokët e shkollës prej moshës 7 vjeç.

Por zgjidhjen e gjeti nëna e saj, e cila i dërgoi një mesazh në Facebook klubit të motoristëve WAC, të cilët e pranuan menjëherë ftesën për ta shoqëruar 15-vjeçaren në mbrëmjen e minimaturës.

Megjithatë, vajza u përball dhe më një tjetër surprizë të bukur pasi qindra njerëz ishin mbledhur, mes tyre dhe shokë të shkollës për ta mbështetur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!