Ngjarja e sotme në Elbasan nuk tronditi vetëm lagjen “11 Nëntori”. Pallati pesë katesh dhe lëvizjet brenda lagjes u bllokuan për 6 orë, pasi rrezikshmëria ishte e madhe, duke qenë se autori Lefter Zhidru hapi zjarr ndaj policisë dhe plagosi dy kalimtarë.
Gazetarja e Abc News Xhensila Kodra solli live gjatë transmetimit edhe historinë e një të riu që mbeti i bllokuar në katin e parë të pallatit, poshtë apartamentit të autorit dhe ankthin që përjetoi i ati.
I riu kishte shkuar në pallatin ku sot të gjithë shqiptarët i kishin sytë për shumë orë, pasi kishte një shok për të takuar, por në ato moment u regjistrua ngjarja e rëndë dhe nga frika u fut në katin e parë në një dyqan.
Gjatë gjithë kohës, i ati komunikonte me të birin përmes telefonit duke i kërkuar që të qetësohej. Ankthi ishte i madh, pasi nga i moshuari i armatosur dhe i pajisur me municione në shtëpi mund të pritej gjithçka.
Por fatmirësisht pas 6 orësh ankth dhe frikë djali shëndoshë e mirë u bashkua me babanë që po e priste jashtë. db/Abcnews.al