Shkoi me helikopter në koncertin e Coldplay, kritika të shumta për presidentin e Filipineve

schedule08:32 - 22 Janar, 2024

schedule 08:32 - 22 Janar, 2024

Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr është kritikuar masivisht pasi përdori helikopterin  për të parë një koncert të Coldplay në veri të kryeqytetit Manila, duke anashkaluar bllokimet e trafikut të zonës.

Presidenti është akuzuar për shpërdorim të parave të taksapaguesve, ndërsa populli duhet të durojë trafikun Metro Manila çdo ditë. Rreth 40,000 individë po prisnin që të ndiqnin me padurim koncertin, duke shkaktuar bllokime të trafikut.

Megjithatë, aktivisti Renato Reyes e cilësoi vendimin si “një fyerje të rëndë për miliona filipinas”.

“Ne jemi përballur me një krizë dëshpëruese të transportit masiv që ka shkaktuar trafik të tmerrshëm për njerëzit e zakonshëm,” tha ai.

Gjatë shfaqjes së Coldplay, Chris Martin bëri shaka për trafikun në Manila dhe falënderoi audiencën për këmbënguljen.

“Ne kemi parë pak trafik. Por unë mendoj se ju jeni vendi me trafikun më të madh në botë. Faleminderit që bëtë përpjekje të gjitha ato përpjekje për të qenë këtu, “tha ai.

/abcnews.al