Më pak se një vit ka zgjatur aventura e Javier Mascheranos në Kinë. 35-vjeçari la Barcelonën në janar dhe u transferua tek ekipi i Hebei China Fortune. 51 ndeshje zhvilloi lojtari argjentinas me ekipin kinez, teksa ka vendosur të rikthehet në shtëpi.
Tyc Sports raporton se lojtari defensiv ka gjetur akordin me Estudiantes, që drejtohet nga Juan Sebastian Veron. Ish-mesfushori i madh, tani në rolin e trajnerit, ka udhëtuar personalisht drejt Kinës për të bindur Mascheranon që t’i bashkohet ekipit të tij.
Palët kanë gjetur akordin, teksa vetë lojtari ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Po shijoj ditët e fundit në Kinë”. E ardhmja e tij është e qartë, prej janarit do të vihet në dispozicion të Veron, duke u rikthyer pas 14 vitesh në vendin e tij. /abcnews.al