Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodrania që u dallua në “Sanremo Giovani”/ Xhoana tregon rrugëtimin e saj në muzikë

schedule08:49 - 18 Nëntor, 2025

schedule 08:49 - 18 Nëntor, 2025

Xhoana është një vajzë shqiptare nga Shkodra, e cila që në moshën 7 vjeçare u shpërngul me familjen në Itali. Në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ajo tregon eksperiencën e saj në skenën e “Sanremo Giovani”.

Ajo tregon se nuk ka studiuar për muzikë, por këtë të fundit e ka pasion. Sa i takon jetesës së saj në Itali, Xhovana tregon për bashkëpunimet që ka pasur me rreperë të shquar në Itali. Shumë shpjet Xhovana do vijë me dhe me albumin e saj.

“Ndodhi shumë rastësisht. Menaxheri im për propozoi që të bënim një këngë për në “Sanremo Giovani”, e bëmë këngën dhe vendosëm që të vinim me këngën “Ego”. Me ‘EGO’, unë u jap zë një brezi që të ekuilibrohet. Kalova fazën e parë të audicioneve. Nuk kam studiuar. E kam pasion. E kam nisur që e vogël. Në familjen time ka shumë muzikantë, që u bien veglave muzikore, jam rritur me muzikën.

Në Itali fillova me rrep dhe më zbuloi një rreper i famshëm këtu, filluam një bashkëpunim dhe më pas fillova që të merresha me muzikë për shumë kohë. Kam pasur bashkëpunim me Sony Music. Më pas dola si këngëtare e pavarur. Vazhdoj të punoj me grupin time, një dorë ma jep producenti, kurse tekstet i bëj vetë. Të bësh muzikë në Itali është goxha e vështirë”, tha Xhoana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!