Shkodrani bën 4000 km në “Rally Dakar”, lëndimi e la pa finish. Fanatikët e “Rallyt” e ndjekin në Arabi

schedule14:37 - 24 Janar, 2024

schedule 14:37 - 24 Janar, 2024

Drejtuesi i garave “Rally Dakar”, Edvin Kazimati në emisionin “ABC e Mëngjesit” ka folur për pasionin e tij për garat dhe organizimin e peticioneve.

“Koha për këto gara është shumë e rëndësishme. Në këto gara ka shumë rëndësi pasioni”, u shpreh Kazimati, duke thënë se ky është një sport që kërkon shumë kohë dhe përkushtim.

Shkodrani, Ardit Kurtaj ka treguar për garën prej 4000 km në Arabi, duke ngritur edhe flamurin shqiptar.

“Kam pasur sponsor, dhe më tepër janë shokë, apo familja dhe shokë që më kanë ndihmuar. Kam bërë shumë stërvitje dhe kam pasur edhe një trajner personal. Për çdo javë duhen patjetër 4-5 orë stërvitje. Duhet shumë përkushtim”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!