Në Qarkun e Shkodrës deri më tani janë numëruar 46 qendra votimi nga 411 në total. Deri më tani janë numëruar 11370 vota, ndërkohë 584 prej tyre kanë qenë të pavlefshme.
Në këtë qark kryeson Partia Demokratike me 42.26%ose 4558 vota. Në vendin e dytë është Partia Socialiste me 28.53% ose 3077 vota. Ndërkohë vendin e tretë në Shkodër deri më tani e zë PSD, me 16.73% të votave ose 1805. Për sa i përket LSI, deri më tani ka vetëm 927 vota ose 8.59%. Lëvizja për ndryshim e Jozefina Topallit ka aktualisht 136 vota. /abcnews.al/