Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca të ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News kanë rrëfyer pasionin për muzikën, ndërsa kanë ndarë edhe albumin “Shndrit”.
Shkodra Elektronike në prezantimin e saj zuri vendin e tetë, por pavarësisht të gjithave arriti t’i vërë “zjermin” skenës së Eurovisionit, në Bazel të Zvicrës.
Dyshja arritën të rrëmbenin zemrën e publikut. Fjala “Shdrit” është shndërruar në një simbol i sitlit të grupit.
“Jam shumë e gëzuar që arritëm të realizonim disa këngë të reja”, u shpreh ajo.
Artistët treguar se kanë sjellë tre këngë të reja, përfshirë edhe “Zjerm”. “Besoj se do të kemi edhe klipe, i kemi bërë xhirimet”, tregoi Kolë Laca.
/abcnews.al/