Shkodra: Buxheti 2023 i pakuptimtë, nuk luftohet kriza duke i vënë gjoba biznesit

schedule19:39 - 24 Tetor, 2022

schedule 19:39 - 24 Tetor, 2022

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Arben Shkodra, duke analizuar buxhetin e vitit 2023 në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, theksoi se kemi të bëjmë me një buxhet të pakuptimtë.

Sipas tij qeveria kishte në dorë që të zbuste krizën, por po e rrit atë edhe më shumë duke gjobitur biznesin.

Ai tha se lufta psikologjike e qeverisë që prej fillimit ka qenë e vazhdueshme.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Është një buxhet krizë?

Shkodra: Është një buxhet i pakuptueshëm, ne dalim nga postpandemia, e kuptuam që nuk përballemi dot me traumën dhe me pasgoditjet. Kemi tërmet, pandemi dhe luftën, sot po përballemi me një barrë të shtuar. Buxheti është mjeti i vetëm që ka qeveria për të zbutur ose rritur diçka. Ne kemi një buxhet që duhet të ishte diskutuar që në Korrik. Nuk patëm një diskutim të gjatë, ajo që ne shohim është rritja e gjobave.

Xhokaxhi: A luftohet kriza duke penalizuar biznesin?

Shkodra: Qeveria që në 2013-n e ka aplikuar terrorin psikologjik, nga tatimet, tek fundi marrëzisë. Qeveria e ka përdorur si mjet presionin psikologjik ndaj atyre që funksionojnë në ekonomi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!