Katër persona janë arrestuar në fshatin Naraç të Vaut të Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Naraç”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia sekuestroi 140 kilogramë kanabis në trajtë boçesh. Lënda narkotike u gjet në një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në pranga përfunduan babë e bir dhe dy vëllezër.
Ata akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.