Shkodër, bllokohet magazina e pijeve falso

schedule15:38 - 20 Shtator, 2017

schedule 15:38 - 20 Shtator, 2017

AKU në Shkodër ka bllokuar magazinën që dyshohet se prodhonte pije të ndryshme në mënyrë të paligjshme. Denoncimi u bë nga emisioni “Stop” i TV Klan dhe sipas këtij emisioni, në këtë magazinë vepronte një firmë me emrin “Briland Shkodër”. Prej aty nxirreshin në treg verëra, pije të forta, vaj i ullirit, me etiketë në gjuhë italiane. Sipas drejtorit të përgjithshëm të AKU-së Dritan Sejko, i cili kishte shkuar vetë në Shkodër, janë gjetur prova të dyshimta për veprimtari ilegale. Por kjo çështje do të hetohet dhe përfundimet, sipas tij, do të dalin në fund të hetimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!