Shkëputet masivi shkëmbor ndërsa kulloste bagëtinë, humb jetën 52 vjeçarja

schedule17:56 - 12 Janar, 2020

schedule 17:56 - 12 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Livadhja të rrethit të Sarandës.

Një 52 vjeçare ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale.

Shkak i vdekjes së 52 vjecares, është bërë shkëputja e një masivi shkëmbor në këtë zonë, ndërsa gruaja ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Nuk bëhet me dije identiteti i viktimës ndërkohë Prokuroria ka ngritur grupin hetimor i cili po kryen veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

“Sarandë/ Paraprake

Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!