Nëntë persona kanë humbur jetën në Itali, pasi një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 11 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në provincën Verbania-Cusio-Ossola. Mediat italiane raportojnë se të plagosur në gjendje të rënda janë edhe dy fëmijë të moshës nëntë dhe pesë vjeç, të cilët u dërguan në spitalin e Torinos.
Në bord kishte njëmbëdhjetë pasagjerë. Aksidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga dëmtimi i një litari në pjesën më të lartë të trasesë e cila, duke filluar nga Liqeni Maggiore, arrin një lartësi prej 1,491 metrash. Kabina ra njëqind metra nga shtylla e fundit. Udhëtimi në këtë teleferik zgjat rreth njëzet minuta. g.v/abcnews.al