Shkëndija e Struga festojnë, ndërkohë që Shkupi ngeci dhe diferenca me kryesuesit nga Tetova shkoi në 8 pikë. Skuadra e Ernest Gjokës kishte një ndeshje shumë të rëndësishme, derbin me Vardarin, që e kaloi me rezultatin e ngushtë 2-1.
Mevlan Murati zhbllokoi rezultati, por Mirchevksi nuk i la kuqezinjtë të festojnë më shumë se dy minuta. Gjithsesi Shkëndija e kishte të qartë objektivin dhe u hodh në sulm, duke shënuar në pjesën e dytë golin e fitores me Armend Alimin.
Struga ka marrë tre pikë me vlera sot, pasi mposhti 1-2 ekipin e Belasica dhe tani zona europiane është 3 pikë larg. Altiparmakovksi dhe Lena ishin autorët e golave. Shkupi, që kërkon të rivalizojë me Shkëndijën për titullin, ngeci në një barazim pa gola me Akademia Pandev në shtëpi. /abcnews.al
MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 20
Belasica-Struga 1-2
Shënues: Kalanoski (pen.) 83’ / Altiparmakovski 26’, Lena 60’
Makedonija GP-Borec 0-0
Pelister-Renova 3-1
Shënues: Aliti 23’
Shkëndija-Vardari 2-1
Shënues: Murati 15’, Alimi 62’ / Mirchevksi 17’
Shkupi-Akademia Pandev 0-0