Shkëndija triumfon me “manita”, barazime për shqiptaret e tjera

schedule15:03 - 28 Prill, 2021

schedule 15:03 - 28 Prill, 2021

Në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan sot ndeshjet e javës së 30 të kampionatit vendas. Shkëndija e ka siguruar titullin kampion, por kjo nuk e ndal të fitojë, madje me spektakël.

Tetovarët mundën me shifrat 5-3 Rabotnickin., që luajti me 10 lojtarë në fundin e ndeshjes, kur Shkëndija shënoi dy gola. Rabotnicki shënoi e para në këtë ndeshe, por Shkëndija përmbysi shpejt dhe e ktheu ndeshjen në rrjedhën e duhur.

Ndërkohë, derbi shqiptar mes Strugës dhe Shkupit u mbyll pa gola, rezultat,q ë nuk i shkon përshtat asnjërit prej ekipeve, veçanërisht Strugës, që tenton një vend në Europë. Renova, në luftë për mbijetesë, bëri një gjysmë hapi sot, duke barazuar pa gola me Akademija Pandev. /abcnews.al

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – Java 30
E mërkurë, më 28 prill, ora 13:00
Akademija Pandev-Renova 1-1
Shënues:
Milovanovic 24’ / Selmani 48’
Belasica-Sileks 1-3
Borec-Vardar 1-0
Makedonija GP-Pelister 3-0
Rabotnicki-Shkëndija 3-5
Shënues:
Stankovski 2’, Dordevic 69′, Jevtoski 89 / Igor 19’, Hebaj 42’, Nafiu 82′, Alimi 86′, Ibraimi 90+3′
Struga Trim & Lum-Shkupi 0-0