Shkëndija shkatërron Makedonijan, triumfe për Shkupin e Renovën

schedule15:29 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 15:29 - 2 Dhjetor, 2020

Skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut luajtën sot javën e 14-të të kampionatit vendas. Ishte një ditë përgjithësisht pozitive dhe ajo që gëzon më shumë është fitorja e Renovës, e cila regjistron triumfin e dytë radhazi dhe i jep shpresa vetes për qëndrimin në elitë sezonin e ardhshëm.

Goli i Shetifit në minutën e 73-të vendosi triumfin ndaj Akademija Pandev. Fitore të madhe regjistroi Shkëndija, e cila fitoi thellë 5-0 ndaj Makedonija GP. Tre gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën i mjaftuan tetovarëve.

Fitore arriti edhe Shkupi, i cili fitoi 3-1 ndaj Belasica. E vetmja skuadër shqiptare që humbi ditën e sotme ishte Struga, që u mund 2-1 nga Boreci. Ndërkohë pas 14 javësh kampionatin e kryesojnë dy ekipe shqiptarë.

Në vend të parë është Shkëndija me 30 pikë, ndërsa në të dytin Shkupi me dy pikë më pak. Struga renditet e gjashta, ndërsa Renova është ngjitur nënta dhe do provojë të ngjitet sa më lart për të shmangur rënien nga elita. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!