Shkëndija rikthehet te triumfi, Gjoka gjen fitoren e parë

schedule16:26 - 23 Tetor, 2019

schedule 16:26 - 23 Tetor, 2019

Shkëndija ka marrë një fitore të pastër 3-0 përballë Sileksit, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit maqedonas. Trajneri shqiptar, Ernest Gjoka, debutoi me humbje ndeshjen e kaluar përballë Akademia Pandev, ndërsa sot, ia ka dalë të gjejë fitoren e parë në krye të kuqezinjve tetovarë.

Golat nga Felipe, Mici dhe një autogol i Blagojevic kanë bërë diferencën në këtë takim. Fitore ka marrë dhe skuadra e Shkupit. Ekipi shkupjan ka mposhtur pastër 2-0 skuadrën e Rabotnickit. Nga një gol për çdo pjesë shënoi skuadra e Shkupit, me anë të Iseni dhe Serginho.

Struga Trim&Lum ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Renovës, falë golit të Dragarskit në minutën e 54-ët./abcnews.al

Maqedoni, java 11

Shkëndija – Sileks  3-0
Felipe 31′, Mici 57′, Blagojevic (ag) 78′

Shkupi – Rabotnicki
Iseni 36′ / Serginho 75′

Struga Trim&Lum – Renova  1-0
Dragarski 54′

A. Pandev – Makedonija 4-0
Doriev 35′, Stoliov 38′, Rajkovic 63′, Tomovski 69′

Vardar – Borec  2-0
Avramoski 3′, Adem 71′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!