Është mbyllur java e 11-të e kampionatit të Maqedoinisë së Veriut. Shkëndija u rikthye te fitorja, duke mundur me shifrat 1-3 Renovën dhe siguruar vendin e parë me 25 pikë.
Shkupi frenoi në këtë javë ndaj skuadrës së Rabotnickit me shifrat 2-2 dhe i la terren tetovarëve për të marrë kryesimin e renditjes.
Ndeshja ndaj Strugës dhe Vardarit ishte dramë e vërtetë. Skuadra shqiptare kaloi dy herë në avantazh në pjesën e parë dhe u duk se triumfi do të ishte i lehtë.
Në pjesën e dytë kampionët në fuqi u rikthyen dhe shënuan fillimisht në limitet e së parës me penallti të shënuar nga Micevski.
Kur u duk se gjithçka do mbyllej me triumfin e Strugës, ish-sulmuesi i Tiranës, Blazevski shënoi në minutën e tetë shtesë dhe i hoqi tri pikët Strugës, duke barazuar 2-2. /abcnews.al
LIGA 1 MAQEDONIA E VERIUT – Java 11
E shtunë, më 7 nëntor, ora 13:30
Akademija Pandev-Belasica 1-2
Borec-Pelister 3-0
Rabotnicki-Shkupi 2-2
Shënues: Stankovski 13’, Sharkoski 61′ / Ademi 28’, Bianor 49′
Renova-Shkëndija 1-3
Shënues: Ljuma 4’, Krivak 42’, Selmani (p) 66’/ IbraimI (pen) 83′
Struga Trim & Lum-Vardar 2-2
Shënues: Cvetanovksi 26’, Cake 28’ / Micevski 45’ (pen.), Blazevski 90+8′