Shkëndija marshon drejt titullit, fiton Shkupi. Ngecin Struga e Renova

schedule16:06 - 21 Shkurt, 2021

schedule 16:06 - 21 Shkurt, 2021

Maqedonia luajti sot javën e 19 të kampionatit vendas. Ishte një raund përgjithësisht pozitiv për skuadrat shqiptarë. Shkëndija mundi të përmbysë Sileksin, që shënoi i pari me Ivanovskin në minutën e 20-të.

 

Shkëndina barazoi me ndihmën e autogolit të Draskovic në minutën e 41 dhe përmbysi në minutën e 58 me golin en Doriev. Edhe ndjekësit e tetovarëve, Shkupi mundi të fitojë ndaj Borecit. Goli i blerjes së dimrit, Cvetanovski në minutën e 79 i dha tre pikët skuadrës bardheblu.

Struga nuk mundi të fitojë ndaj Makedonija GP. Lichina shënoi fillimisht për miqtë, por Altiparmakovski barazoi për Strugën. Ndërkohë, Renova ishte e vetmja skuadër shqiptarë, që humbi sot. Tetovarët u mundën nga Belasica me shifrat 2-4.

Shkëndija vazhdon rrugën e saj drejt titullit. Pas 19 javësh skuadra e Ernest Gjokës renditet e para me 6 pikë më shumë se Shkupi ndjekës. Struga renditet e katërta, ndërsa Renova vazhdon të rrezikojë rënien dhe renditet e dhjeta. /abcnews.al