Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Shkëndija kërcënon me bojkot/ Kampionia e Maqedonisë së Veriut, me komunikatë proteste

schedule12:32 - 10 Mars, 2026

schedule 12:32 - 10 Mars, 2026

Prej 5 vitesh kampionët flasin shqip. E tillë Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut, në të cilën titullin për momentin e ka Shkëndija e Tetovës. Gjithsesi, duket se ata që quhen maqedonasit etnikë po kthehen dhe flamurin e tyre po e mban lart skuadra më e shquar në vend, Vardari i Shkupit.

Ish-ekipi që ishte klient i shpeshtë i Ligës Federale të Jugosllavisë, doli në vend të parë pas javës së 22-të. Shkëndija u ndal në fushën e vet nga Brera e Strumicës, ndërsa shkupjanët fituan 1-0 në Kratovë ndaj Sileksit.

Megjithatë tetovarët nuk e përtypën aspak këtë që ndodhi këtë javë. Klubi kuqezi doli me komunikatë zyrtare duke akuzuar ata që i quan institucionet përgjegjëse se nuk po bëjnë drejtësi në kampionat.



Shkëndija i cilësoi vendimet e arbitrave në të dyja ndeshjet si skandaloze dhe si kufirin e fundit, duke kërcënuar se mund të braktiset liga. Padyshim, njoftim do t’u dërgohet edhe institucioneve ndërkombëtare, përfshi UEFA-n.

Skuadra nga Tetova luajti ndaj Brerës thuajse gjatë gjithë kohës me 10 lojtarë, por kryesoi 1-0 deri në fund, kur miqtë barazuan me anë të Velkoskit. Vardari kryeson kampionatin maqedonas me 55 pikë ndaj 52 të Shkëndisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!