Shkëndija e Tetovës ka rikthyer Ferhan Hasanin në skuadër dhe po mendon për të një tjetër rikthim.
Infosport.mk raporton se kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut po mundohen të bëjnë një tjetër lëvizje në merkato.
Objektivi i Shkëndijës është Besir Demiri, i cili aktualisht është pjesë e Dinamos dhe ka kontratë.
Demiri ka qenë pjesë e kuqezinjve më parë, para se të kalonte te Vardari dhe të transferohej në Ukrainë. / abcnews.al