Stenio Junior e ka mbyllur bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës dhe gjithçka është zyrtare. Në fakt gjithçka ishte mbyllur prej pak ditësh, pasi sulmuesi anësor brazilian iu bashku kampionëve të Letonisë, skuadrës së Riga.
“Përshëndetje gjithë tifozëve të Shkëndijës. Me keqardhje të madhe ju drejtohem për të komunikuar këtë, por sot erdhi fundi i një cikli të madh me eksperienca shumë të mira, me fitore të mëdha, me tituj e trofe. Ju falënderoj të gjithë juve tetovarëve për gjithë respektin, për gjithë energjinë pozitive që keni patur gjatë gjithë këtyre gjashtë viteve me mua si personalitet, si lojtar dhe si sportist.
“Tani është momenti për një faqe të re në karrierën time, vazhdoj në Letoni. Me Shkëndijën morëm një vendim duke kërkuar formën më të mirë të bëjmë këtë transferim para se të përfundonte kontrata ime pas gjashtë muajsh. Gjithçka doli mirë për të mos dalë në fund Shkëndija me zero nga ky transferim. Kemi kërkuar deri tani të gjejmë një rrugëdalje për të dalë më mirë për tre palët.
“Shkëndija, grupi i tifozëve ‘Ballistët’, qyteti i Tetovës do të jenë gjithë kohën në zemrën time. Futbollistëve që gjithmonë kanë qenë pranë meje dhe kanë jetuar çdo moment me mua, ju dëshiroj shumë fat, shëndet dhe uroj gjithmonë më të mirën për klubin. Faleminderit të gjithëve”, është shprehur Junior për faqen e klubit të Shkëndijës. /abcnews.al
https://www.facebook.com/598895736799653/posts/2768599246495947/