Shkëndija e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane në Conference League. Kuqezinjtë arritën që të mundin në takimin e parë me rezultatin 2-0 armenët e Ararat, në një ndeshje të dominuar nga skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri.
Tetovarët nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren, teksa në minutën e 21-të me anë të Adenis Shalës, kuqezinjtë gjetën golin e epërsisë. Po në pjesën e parë, në minutat e fundit të saj Valmir Nafiu vulosi edhe shifrat 2-0.
Fitore të rëndësishme mori edhe Gjilani në “Fadil Vokrii”, pasi mposhti 1-0 skuadrën Liepajan me golin e Dabiqajt, i cili rezultoi edhe vendimtar në këtë takim.
Skuadra mike dominoi pjesën e dytë, por nuk mundi të finalizonte rastet e krijuara, duke bërë që sfida të përfundontë në favorin e skuadrës vendase.
Llapi dështon në sfidën e parë ndaj Budicnostit, në transfertë, duke humbur 2-0, por për skuadrën nga Podujeva mund të shkonte edhe më keq, pasi luajti që nga minuta e 30-të me një lojtar më pak. Mijovic kaloi në epërsi ekipin nga Podgorica në minutën e 23-të, për të ardhur më pas te ndëshkimi me të karton të kuq për Bianor. Vendësit shënuan të dytin me Ignjatovic vetëm dy minuta pas këtij episodi, duke “hipotekuar” praktikisht suksesin që në pjesën e parë.
Rezultat mjaft pozitiv i skuadrës nga Tuzi, Decic, në transfertë me Dinamon e Minskit. Denkovic i miqve zhbllokoi takimin në minutën e 26-të, por skuadra bjelloruse mundi ta barazonte takimin në të 33-tën me Kysliak. Decic mundi të rezistonte gjatë pjesës së dytë duke mos pësuar një tjetër gol e tashmë do të kërkojë të shfrytëzojë fakton fushë për të vijuar më tej.
/f.a/abcnews.al