Shkëndija e Tetovës ka mundur me rezultatin 4-0 Shkupin dhe është ngjitur në vendin e dytë, pasi Akademija Pandev u thye nga Vardari kryesues. Kuqezinjtë ruajnë distancën prej 8 pikësh me skuadrën kryeqytetase.
Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka e zhbllokoi ndeshjen me të zakonshmin Besar Ibrahimi, i cili në takimin e sotëm realizoi dy herë në portën e Shkupit. Në ditë të mirë ishte edhe braziliani Junior, autor i dy golave gjithashtu.
Në fushë sot zbriti edhe Renova, që u mposht në transfertë nga ekipi i Borec. Ekipi vendas shënoi që në minutën e pestë me Prelcec dhe e ruajti epërsinë deri në fund të ndeshjes.
MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – JAVA 17
E diel, më 1 dhjetor 2019, ora 13:00
Akademija Pandev-Vardar 0-3
Borec-Renova 1-0
Shënues: Prelcec 5′
Rabotnicki-Sileks 1-1
Shkëndija-Shkupi 4-0
Shënues: B. Ibraimi 2′, 41′ (pen), Junior 27′, 89′
/abcnews.al