Shkëndija e Tetovës ia ka dalë të mos mposhtet në transfertë me Vardarin kryesues, që kaloi dy herë në epërsi ndaj skuadrës kuqezi të Ernest Gjokës. Gjithsesi Omeri dhe Neziri u kundërpërgjigjën, duke shënuar nga një gol dhe përballja e kreut u mbyll në barazim 2-2. Skuadra nga Shkupi e mbyll pjesën e parë të sezonit me tetë pikë diferencë nga Shkëndija.
Disfatë në shtëpi për Shkupin, që u ndëshkua tre herë nga braziliani Padu i Makedonija GP. Jusufi dhe Jurina shënuan dy herë për bardhekaltrit, që në fund dolën të mposhtur me rezultatin 2-3. Struga është skuadra tjetër shqiptare që nuk ia doli të fitonte sot. Kocev e ndëshkoi skuadrën e Jeton Beqirit, që reagoi dhe barazoi me Tafe.
Renova bëri një përmbysje të çmendur ndaj Rabotnicki, që ishte në epërsinë e dy golave. Ademi, Miovksi dhe Selmani, së bashku me golin e parë të Gafurit me penallti, i dhanë tre pikë me vlera skuadrës tetovare, që la vendin e fundit në klasifikim. /abcnews.al