Viti 2020 ka qenë një sfidë për të gjithë botën, por së fundmi po qarkullon një teori konspirative se gjithçka do të përfundojë këtë javë. Teoricienët dikur ishin të bindur se bota do të përfundonte në 21 dhjetor të 2012-ës, por sipas kësaj teorie të re, leximi i kalendarit Maya ishte i pasaktë, dhe fundi do të jetë më 21 Qershor.
Shkencëtari Paolo Tagaloguni bëri disa postime në twitter, që tashmë janë fshirë, teksa shprehej se duke përdorur “Kalendarin Julian” teknikisht bota ndodhet në vitin 2012 për momentin.
“Sipas Kalendarit Julian, ne jemi teknikisht në vitin 2012 … Numri i ditëve të humbura në një vit për shkak të zhvendosjes në Kalendarin Gregorian është 11 ditë … Për 268 vjet duke përdorur Kalendarin Gregorian (1752-2020) herë 11 ditë = 2,948 ditë. 2,948 ditë / 365 ditë (në vit) = 8 vjet, ”, shkroi shkencëtari në Twitter. /abcnews.al