Shkencëtarët: “Zemra” e Tokës është një sferë prej hekuri me një rreze prej 650 kilometrash

schedule18:27 - 21 Shkurt, 2023

schedule 18:27 - 21 Shkurt, 2023

“Zemra” e bërthamës së brendshme të Tokës, pra qendra e planetit, është ndoshta një top hekuri, i cili ka një rreze prej rreth 650 kilometra, sipas vlerësimeve të reja shkencore.

Studiuesit nga Shkolla e Gjeoshkencave të Universitetit Kombëtar Australian në Canberra, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën “Nature Communications”, i bazuan llogaritjet e tyre në studimin e valëve sizmike që udhëtojnë nëpër nëntokë.

Studimi zbuloi për herë të parë se këto valë janë “jehonë” përgjatë gjithë diametrit të planetit tonë, shpejtësia me të cilën lëvizin valët, thonë shkencëtarët, tregon praninë e një sfere të brendshme të veçantë, të ndarë nga shtresa e jashtme e bërthamës së brendshme.

Studimi i qendrës së Tokës konsiderohet jetik për të kuptuar krijimin dhe evolucionin e Tokës. Prania dhe madhësia e një bërthame të brendshme të veçantë brenda bërthamës së brendshme ka qenë prej kohësh një hipotezë, por edhe objekt polemikash shkencore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!