Shkencëtarët zbulojnë shkëmbinj “plastikë” në një ishull brazilian

schedule15:56 - 17 Mars, 2023

schedule 15:56 - 17 Mars, 2023

Në një ishull vullkanik Trindade në Brazil janë zbuluar gurë me përmbajtje plastike, kjo ka shkaktuar alarm të madh në komunitetin shkencor pasi ky është një vend i mbrojtur për shkak se është dhe shtëpia e shumë breshkave të detit.

Plastika e shkrirë është futur në shkëmbinjtë e ishullit që ndodhet 1,140 kilometra larg shtetit të Espirito Santo, sipas studiuesve kjo është një shenjë e efekteve në rritje të aktivitetit njerëzor në ciklet gjeologjike të tokës.

“Kjo është diçka e re dhe e frikshme në të njëjtën kohë, sepse ndotja ka arritur në gjeologji,” vëren Fernanda Avelar Santos, një gjeologe në Universitetin Federal të Paranës.

Ajo dhe ekipi i saj kryen teste kimike për të përcaktuar llojin e plastikës që është futur në shkëmbinj gjatë viteve.

“Kemi zbuluar se ndotja vjen kryesisht nga rrjetat e peshkimit, të cilat janë mbeturina shumë të zakonshme në plazhet e Tridantes. Rrjetat lahen nga rrymat e detit dhe grumbullohen në plazh. Kur temperatura rritet, kjo plastikë shkrihet dhe integrohet në materialin natyral të plazhit”, shpjegon Santos.

Ishulli Tridante është një nga vendet e rëndësishme për mbrojtjen e breshkës së gjelbër të detit ose Chelonia mydas. Këto breshka hedhin vezët e tyre në ishull pasi është një nga vendet më të sigurta. Të vetmit njerëz që banojnë në Tridante janë anëtarë të Marinës braziliane që mbajnë një bazë në ishull dhe mbrojnë foletë e breshkave.

“Vendi ku gjetëm mostrat plastike është një zonë nën mbrojtje të përhershme në Brazil, afër vendit ku breshkat e detit vendosin vezët e tyre”, thotë Santos, i cili shton se ky zbulim ngre pyetje në lidhje me trashëgiminë e njerëzve në planet.

“Ne flasim kaq shumë për epokën antropocene, dhe kjo është ajo,” vëren ajo, duke iu referuar një epoke gjeologjike të përcaktuar nga njeriu me efektin e tij në gjeologjinë dhe ekosistemet e tokës.

“Ndotja, plehrat në det dhe plastika e hedhur në oqeane bëhen material gjeologjik… i ruajtur në të dhënat gjeologjike të tokës”, përfundon ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!