Shkencëtarët zbulojnë se si ndotja e ajrit shkakton kancerin e mushkërive

schedule10:41 - 12 Shtator, 2022

schedule 10:41 - 12 Shtator, 2022

Studiuesit kanë zbuluar shkakun e zhvillimi të kancerit në mushkri, duke theksuar efektet serioze që ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit ka në trupin e njeriut, sipas mediave të huaja.

Kjo ka rritur shpresat për zhvillimin e një trajtimi të ri, i cili hedh dritë mbi shkakun e zhvillimit të kancerit. Studiuesit në Institutin Britanik Francis Crisk zbuluan se si ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mund të shkaktojë kancer në mushkëri edhe te personat që nuk pinë duhan.

Në thelb, ajo që kanë zbuluar studiuesit britanikë është mekanizmi që shkakton mutacionin e qelizave dhe rritjen e pakontrolluar të kancerit. Gjithçka filloi me një hulumtim që u përpoq të shpjegonte pse gjithnjë e më shumë joduhanpirës po preken nga kanceri i mushkërive, duke lidhur 10% të rasteve totale me ndotjen e ajrit.

Shkencëtarët në Institutin Francis Crisk u fokusuan në efektet e shkaktuara nga mikrogrimcat të njohura edhe si PM 2.5 – të cilat janë më të vogla se diametri i një floku dhe nuk bllokohen nga “filtrat” ​​që ka trupi i njeriut, kështu që ato përfundojnë në mushkëri.

Futja e mikrogrimcave në mushkëri shkakton një alarm kimik dhe një infeksion i cili nga ana tjetër aktivizon qelizat kancerogjene. Megjithatë, në një person të moshës së mesme, të paktën një në 600,000 qeliza ka pësuar tashmë një lloj mutacioni të rrezikshëm, raporton abcnews.al.

Megjithatë, rreziku i vërtetë nuk lind nga prania e këtyre qelizave specifike, të cilat ne të gjithë i fitojmë me kalimin e moshës, por nga aktivizimi i tyre, i cili çon në mutacionin e tyre deri në shfaqjen e kancerit.

Pra, në rast se dikush arrin të bllokojë aktivizimin e këtij mekanizmi alarmi që thërret qelizat e dëmtuara të bëhen aktive, atëherë ato do të kenë parandaluar mutacionin e qelizave të shndërrohet në kancerogjene.

Dr Emilia Lim, një nga studiueset e Crick, tha se njerëzit që nuk kishin pirë kurrë duhan, por kishin kancer të mushkërive shpesh nuk e kuptonin arsyen pse.

“T’u japësh atyre disa të dhëna se si mund të funksionojë kjo është shumë e rëndësishme,” tha ajo. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme – 99% e njerëzve në botë jetojnë në vende ku ndotja e ajrit tejkalon udhëzimet e OBSH-së, kështu që ata janë më të rrezikuar,” shtoi ajo.

Një nga gjetjet më të rëndësishme të hulumtimit është se vetëm mutacionet e qelizave nuk janë të mjaftueshme për të shkaktuar rritjen e një tumori kanceroz.

Skenari, pra, që kërkon që një trajtim të reduktojë ndjeshëm shanset e zhvillimit të kancerit edhe tek ata që janë të ekspozuar ndaj faktorëve të tjerë, si tymi i cigares dhe ndotja e ajrit, nuk është thjesht hamendësim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!