Shkencëtarët zbulojnë peshkaqenët që shkëlqejnë në errësirë

schedule14:42 - 3 Mars, 2021

schedule 14:42 - 3 Mars, 2021

Shkencëtarët kanë zbuluar tre lloje peshkaqenësh që mund të shkëlqejnë në errësirë, mes të cilëve peshkaqeni kitefin i cili rritet deri në 180 centimetra. Tre speciet u zbuluan në brigjet lindore të Zelandës së Re. Peshkaqenët mund të shkëlqejnë për shkak të një fenomeni të njohur si bioluminishencë, ku një organizëm i gjallë mund të prodhojë dhe lëshojë dritë përmes një reaksioni kimik.

Këta peshkaqenë jetojnë në zonën mesopelagjike ose “muzg” të oqeanit, me një thellësi midis 200 dhe 1000 metra, përtej së cilës drita e diellit nuk depërton. Studiuesit nga Belgjika dhe Zelanda e Re sugjerojnë se për shkak të jetesës në një rajon pa dritë, ata përdorin trupin për t’i ndihmuar të fshihen nga grabitqarët ose kërcënime të tjera.

Ekzistojnë një numër i krijesave të detit të thellë që shkëlqejnë në errësirë, por një ekip që studion jetën detare kanë “peshkaqenin gjigand me shkëlqim” të parë. Studiuesit panë peshkaqenin kitefun në brigjet lindore të Zelandës së Re gjatë një sondazhi vitin e kaluar

Duke marrë parasysh shtrirjen e detit të thellë dhe shfaqjen e organizmave të ndritshëm në këtë zonë, tani është gjithnjë e më e qartë se prodhimi i dritës në thellësi duhet të luajë një rol të rëndësishëm duke strukturuar ekosistemin më të madh në planetin tonë”, shprehen studiuesit. /abcnews.al

Ekipi gjeti dy peshkaqenë të tjerë me aftësi të bioluminescencës - një fener të zezë (në foto) dhe fener të jugut