Shkencëtarët kanë identifikuar një pretendent të ri, të cilin e kanë quajtur “pacientin zero” të murtajës që shkaktoi “Vdekjen e Zezë”.
Një njeri që vdiq më shumë se 5,000 vjet më parë në Letoni ishte infektuar me llojin më të hershëm të sëmundjes, sipas provave të reja.
Murtaja përfshiu Evropën në vitet 1300, duke zhdukur sa gjysmën e popullsisë, përcjell abcnews.al.
Valët e mëvonshme vazhduan të godisnin rregullisht për disa shekuj, duke shkaktuar miliona vdekje.
“Deri më tani kjo është viktima e murtajës më e vjetër e identifikuar,” tha Dr Ben Krause-Kyora i Universitetit të Kiel në Gjermani për mbetjet 5,300 vjeçare.
Burri u varros me tre të tjerë në një varr neolitik në Letoni nga ana e lumit Salac, i cili derdhet në Detin Baltik.
Studiuesit sekuencuan ADN-në nga kockat dhe dhëmbët e të katër individëve dhe i testuan për baktere dhe viruse.
Ata u befasuan kur zbuluan se burri në të njëzetat e tij ishte infektuar me një formë antike të murtajës, të shkaktuar nga bakteri, Yersinia pestis.
“Ai me shumë gjasë u kafshua nga një brejtës, mori infeksionin primar të Yersinia pestis dhe vdiq disa ditë më vonë, nga shoku septik,” tha Dr Krause-Kyora.
Studiuesit sugjerojnë që lloji i lashtë u shfaq rreth 7,000 vjet më parë, kur bujqësia po fillonte të shfaqej në Evropën Qendrore.
Njerëzit zakonisht preken nga murtaja pasi kafshohen nga një plesht brejtës që mbart bakterin e murtajës ose duke trajtuar një kafshë të infektuar me murtajë.
Sëmundja ekziston edhe sot, por është e shërueshme me antibiotikë nëse kapet herët. Hulumtimi është botuar në revistën Cell Reports. g.v/abcnews.al