Shkencëtarët zbulojnë një virus të ri që fshihet te lakuriqët e natës në Tanzani dhe Kongo

schedule09:32 - 24 Nëntor, 2022

schedule 09:32 - 24 Nëntor, 2022

Një virus i ri i zbuluar te lakuriqët e natës nga Tanzania dhe Kongo po shkakton shqetësim te shkencëtarët, pasi patogjenë të ngjashëm që gjendjen në sëmundje të tjera vrasin një në tre njerëz.

Sipas dailymail, studiuesit gjetën virusin Kiwira, një lloj hantavirusi, ose sindromi pulmonar Hantavirus.

Hantaviruset zakonisht gjenden te brejtësit dhe infektojnë njerëzit nëpërmjet grimcave. Një variant i tyre, në fakt, mund të vrasë më shumë se 1/3 e atyre që sulmon.

Këto viruse transmetohen te njerëzit përmes kontaktit me urinën, feçet dhe pështymën e një kafshe të infektuar. Ky grup i veçantë i viruseve mund të shkaktojë nga simptoma të lehta të ngjashme me gripin deri te gjakderdhja e tepërt dhe mosfunksionimi i veshkave.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që virusi mund të përbëjë një kërcënim për racën njerëzore, por studiuesit po e monitorojnë atë përmes studimeve.

Megjithatë, për të kuptuar më mirë përbërjen e tyre dhe sa gjasa janë që këto viruse të transmetohen te njerëzit, do të kryhen kërkime mbi lakuriqët e natës nga këto dy zona.

Se si sëmundja mund të prekë njerëzit varet nga lloji i hantavirusit.

Aktualisht, nuk ka shumë prova që virusi Kiwira është një problem i rëndësishëm edhe për lakuriqët e natës, pasi vetëm 6 nga 334 në Tanzani dhe 1 nga 49 në Kongo u zbuluan se bartnin sëmundjen./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!