Shkencëtarët zbulojnë një variant të ri të HIV në Holandë

schedule15:27 - 4 Shkurt, 2022

schedule 15:27 - 4 Shkurt, 2022

Shkencëtarët kanë zbuluar një variant të ri të HIV/AIDS në Holandë që është më infektues. Sipas tyre këto gjetje tregojnë se mikrobet patogjene jo githmonë evoluojnë për tu bërë më pak virulente.

Varianti i ri “VB”, shfaqi  dallime të rëndësishme  gjatë trajtimit me ilaçe antiretrovirale në krahasim me individët e infektuar me variantet e  tjera. Shkencëtarët besojnë se ‘varianti VB’ ka qenë në qarkullim që nga fundi i viteve 1980.

Cili është ndryshimi midis variantit VB dhe varianteve të tjera të HIV-it?

Individët me variantin VB kishin nga 3.5 deri në 5.5 herë nivele më të larta të virusit në gjakun e tyre.  Individët me variantin e sapozbuluar gjithashtu treguan një rrezik të shtuar të transmetimit të virusit te të tjerët.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!