Shkencëtarët zbulojnë një tjetër sinjal të pazakontë që vjen nga hapësira

schedule21:40 - 8 Qershor, 2022

schedule 21:40 - 8 Qershor, 2022

Që kur u zbuluan 15 vjet më parë, shpërthimet misterioze në valë radioje kanë qenë një nga temat më të nxehta në astronomi.

Këto impulse të papritura dhe intensive të rrezatimit elektromagnetik me frekuencë radio, të zbuluara nga teleskopët në mbarë botën, përdoren për të hetuar hapësirën midis galaktikave, por në fakt dihet pak për to.

Disa duket se janë evente të njëpasnjëshme, duke lënë të kuptohet se një shpërthim katastrofik si supernova ekstreme mund të jetë shkaktari. Por më pak se 5 për qind e qindra prej tyre janë parë të përsëriten, herë pas here në një model të rregullt.

Tani një shpërthim i ri i shpejtë që përsëritet është zbuluar në periferi të një “galaktike xhuxhe” të varfër me metale, gati 3 miliardë vite dritë nga Toka – dhe kjo është më e re dhe madje më ‘e çuditshme’ se e para që është identifikuar.

Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Dr. LI Di, nga Observatorët Kombëtarë Astronomikë të Akademisë Kineze të Shkencave (NAOC), vuri re shpërthimin aktiv të radios, të përsëritur, i njohur si FRB 190520B.

Është konfirmuar se ky shpërthim është i lidhur me një burim radio kompakt të qëndrueshëm, duke e bërë atë vetëm homologun e dytë të tillë që identifikohet, pas zbulimit të përsëritësit të parë FRB 121102A. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!