Kur Alan Bean po kthehej në Tokë nga një udhëtim në Hënë, mendoi se rruga e kthimit ishte më e shkurtër. Ky është një fenomen që mund t’ju ketë ndodhur shumicës prej nesh, pas kthimit nga një udhëtim, dhe për këtë arsye shkencëtarët janë përpjekur për t’i dhënë përgjigje, sipas Bright Side.
Çfarëdo rruge që ndërmerrni, përsëri duket më e shkurtër kur ktheheni.
Në fillim, shkencëtarët besuan se “efekti i udhëtimit të kthimit” vinte për shkak të familjaritetit. Kur kalojmë nëpër të njëjtën rrugë, ne jemi të vetëdijshëm për mjedisin ku po kalojmë, gjë e cila ndikon tek ndjenja e kohës. Por, ky efekt u vu re edhe në udhëtimet ajrore.
Mënyra se si trupi ynë mat dhe përjeton kohën.
Në fakt, nuk lidhet me matjen e kohës që kalon, por me gjykimin që kemi ndaj saj. Gjatë një udhëtimi, ne i kushtojmë rëndësi kohës se kur duhet të arrijmë në destinacion. Kjo bën që t’i kushtojmë vëmendje kohës dhe të kontrollojmë orën më shpesh, gjë që jep ndjesinë që koha nuk po kalon.
Jeni shumë optimistë për udhëtimin.
Kur nisemi në një udhëtim, ndihemi të lumtur, gjë që krijon ndjesinë sikur u desh shumë kohë për të arritur atje. Ndjenja e pritjes na shtyn të mendojmë se duhet më shumë kohë për të arritur destinacionin tonë, krahasuar me kur kthehemi në shtëpi. xh.d/abcnews.al/