Shkencëtarët sfidojnë axhendën e Trump: Ndryshimet e klimës, pasoja katastrofike

schedule09:27 - 24 Nëntor, 2018

schedule 09:27 - 24 Nëntor, 2018

Shkencëtarët amerikanë kanë vendosur të sfidojnë axhendën e presidentit Trump sa i takon klimës, duke paralajmëruar se ndryshimet e paparashikueshme mund t’i shkaktojnë Amerikës qindra miliardë dollarë dëme ekonomike dhe probleme të rënda shëndetit të njeriut.

Ndryshimet e pakontrolluara të klimës do t’i kushtojnë Shteteve të Bashkuara qindra miliardë dollarë dhe do të dëmtojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve dhe cilësinë e jetësës. Alarmi jepet në një raport të agjencisë qeveritare për klimën, ku nënvizohet se rreziqet e ardhshme varen tërësisht nga vendimet që do të merren në ditët e sotme. Raporti thotë se ndryshimet e klimës përbëjnë një sfidë në rritje për shëndetin njerëzor, sigurinë, cilësinë e jetesës dhe madje rritjen ekonomike. Paralajmërimi i Agjencisë Kombëtare për Vlerësimin e Klimës bie ndesh me axhendën e administratës së presidentit Donald Trump sa i takon përdorimit të karburanteve. Por shkencëtarët insistojnë se ndryshimet janë të lidhura me jetën e përditshme të njeriut dhe paralajmërojnë se luhatjet e natyrshme të temperaturave po janë acaruar për shkak të aktivitetit të njeriut. Raporti i përgatitur në bashkëpunim me disa agjenci qeveritare vlerësimi nënvizon gjithashtu se ndryshimet e klimës do të kenë një impakt serioz në të gjithë sektorët e shoqërisë amerikane. “Me rritjen e vazhdueshme të emetimeve në kuota historike, humbjet vjetore në ekonomi projektohet të jenë disa qindra miliardë dollarë brenda këtij shekulli, që janë më shumë se gjendja aktuale e prodhimit të brendshëm të Shteteve të Bashkuara”, thotë raporti. Dokumenti vë në dukje se efektet e ndryshimeve kanë filluar të ndihen në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, të ekspozuara përmes motit ekstrem dhe fenomene të tjera natyrore si zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë. Por ekspertët vlerësojnë se parashikimet për një katastrofë të madhe mund të ndryshojnë nëse shoqëria punon për të reduktuar çlirimin e gazit të gjelbër në shtëpi dhe për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve që do të ndodhin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!