Siç shkruan Daily Mail , shkencëtarët nga Brazili, Australia dhe Italia, me ndihmën e një modeli dixhital, rindërtuan fytyrën e Tutankhamun nga kafka e tij e mumifikuar.
Rindërtimi zbuloi fytyrën rinore dhe të gjallë të faraonit që vdiq në vitet e adoleshencës më shumë se 3000 vjet më parë.
Eksperti brazilian i grafikës Cicero Moraes, i cili është bashkëautor i studimit, thotë se Tutankhamun duket si një djalë i ri me një fytyrë të butë.
“Duke e parë, shohim më shumë një student të ri sesa një politikan plot përgjegjësi, gjë që e bën edhe më interesant personalitetin e tij historik”.
King Tutankhamun’s face is seen for the first time in over 3,300 YEARS https://t.co/kMnwNC0ISd pic.twitter.com/u2TBjqm30P
— Daily Mail Online (@MailOnline) May 31, 2023
I famshëm “mbreti i rinuar” u zbulua së bashku me thesare të tjera të gjetura nga arkeologu britanik Howard Carter në vitin 1922 në Luginën e Mbretërve të Egjiptit.
“Ishte një punë detektive, ku ne mblodhëm së bashku të dhëna për të dalë me një model 3D të kafkës”, thotë Moraes.
Më pas ata përcaktuan madhësinë e buzëve, pozicionin e syve, lartësinë e veshëve dhe pjesën e përparme të hundës.
“Të gjitha parashikimet bazohen në studimet statistikore të kryera duke përdorur skanime CT të individëve të gjallë nga disa prejardhje të ndryshme,” shpjegon ai.
Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët tentojnë të rindërtojnë fytyrën e faraonit të ri, siç ishte bërë tashmë në vitin 2005.
Michael Habicht, një egjiptolog dhe arkeolog në Universitetin Flinders në Australi, i cili bashkëautor i studimit, thotë se ka shumë ngjashmëri mes dy rindërtimeve.
“Rikonstruksioni ynë është shumë i ngjashëm me atë të kryer nga ekipi francez disa vite më parë. Përputhet gjithashtu me përshkrimet historike të Tutankhamunit”, theksoi Habicht./abcnews.al