Dihet që vetëm një pjesë e vogël objektesh hapësinore paraqesin kërcënim serioz për Tokën, dhe asteroidi gjigant Apophis është një prej tyre.
Shkencëtarët tani po rivlerësojnë ekzistencën e mundësisë që ai të godasë planetin tonë në 48 vjet, prej vëzhgimeve të përmirësuara të asteroidit “problematik”.
Vëzhgimet e bëra në fillim të këtij viti nga Teleskopi Subaru në Hawai’i po u japin astronomëve një pamje më të qartë sesi efekti Yarkovsky po ndikon në rrugën orbitale të asteroidit 99942 Apophis.
Ky efekt është si një sistem shtytës i integruar për asteroidët, në të cilin sasitë e rrezatimit që rrjedhin mund të ndryshojnë momentin e një objekti në hapësirë, duke bërë që ai të largohet gjithnjë e më pak nga rruga e zgjedhur ndryshe nga graviteti.
“Pa marrë parasysh domethënien e Yarkovsky, Apophis është ende një objekt kërcënues, jo vetëm në 2068”, shpjegoi Dave Tholen, një studiues nga Instituti për Astronomi në Universitetin e Hawai’i, por dhe bashkautor i studimit.
“Duke marrë parasysh Yarkovsky, skenari i 2068 është ende në lojë. I vogël, por jo zero ”.
Zbulimet e fundit janë prezantuar në mbledhje virtuale për vitin 2020 të Divizionit për Shkencat Planetare të Shoqërisë Astronomike Amerikane. Apophis, aktualisht mban vendin e tretë si kërcënim i lartë për Tokën, në listën e NASA-s. s.b/abcnews.al/